“Rruga europiane e Shqipërisë të cilën e mbështesin më shumë se 97 % nuk mund të dëmtohet nga asnjë kaprico personale e asnjë individi”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së reagon ndaj thirrjes së presidentit Ilir Meta për të protestuar më 2 mars kundër asaj që e quan “grusht shteti”

Taulant Balla: Ka individë që harrojën se halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratat  e integrimit europian prandja dua tju them shumë qartë e do tju kërkoja mirëpumitin tuaj mos harxhoni më kot me transmetime pa fund të historive idioteske grushte e mos grushte shteti. Duhet të jemi në një moment ku vëmendja e shqiptarëve të jetë tek procesi i rindërtimit”

Balla tha se Meta është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës.

"Ilir Meta mund të marrë pjesë lirisht në tryezat që Lulzim Basha organizon në selinë e PD" u shpreh Balla

Deklaratat u bënë në një prononcim për median, pas takimit me reporteren e Parlamentit Europian,  Isabel Santos.

/Ora News.tv/