Task Forca e Turizmit, ministri Klosi: Do ketë masa te shtuara të higjienës në plazhe

Task Forca e Turizmit, ministri Klosi: Do ketë masa te shtuara të

Task-Forca e Turizmit ka zgjedhur manastirin "Fjetja e Shën Mërisë" në Parku Arkeologjik Kombëtar “Apoloni” për të zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit.

Në fjalën e tij Ministri Blendi Klosi e vuri theksin e diskutimit mbi masat e higjienës në plazhe.

“Vija bregdetare është një pasuri e jashtëzakonshme që kemi. Duhet ta kemi të miradministruar, duhet një sistem i integruar dhe transparent menazhues që prodhon më shumë para për bashkinë. Të shtohet siguria në plazhe dhe më shumë higjienë.”

E pranishme në këtë takim ishte edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në fjalën e saj u ndal te paketat për sitet kulturore dhe muzetë.

“Ky është momenti që tu gjendemi pranë, pasi mendojmë se do të kemi më shuam një turizëm lokale. Po ashtu kemi çmime të ofruar simbolike nga agjencitë turistike.”

Të dy ministrat folën për paketa të përbashkëta turistike me kosto të ulët në mënyrë që të ketë një ndikim pozitiv në ecurinë e turizmit gjatë këtij sezoni turistik të ndikuar nga pandemia e COVID-19.

EMISIONET