Ashtu siç ishte paralajmëruar nga "Liberty Media" kompania që ka marrë pronësinë e Formula 1, vajzat që mbanin numrat e piotëve para fillimit të garës dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve nuk do të dalin më.

Kështu është "thyer" një traditë, që ishte kthyer në një binom pas çdo gare.

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, këtë "punë" do ta bëjnë personazhe "VIP", personazhe që sipas kompanisë do të rriste shikueshmërinë.

/Ora News.tv/