Tashmë adhuruesit e alkoolit mund të pinë birrë në dush

Tashmë adhuruesit e alkoolit mund të pinë birrë në dush

Dy kompani suedeze janë bashkuar për të krijuar për herë të parë birrën e dushit. Nëse keni patur një ditë të vështirë në zyrë ose po përgatiteni për një natë jashtë, keni edhe mundësinë që të shijoni një birrë të ftohtë.

Por jo të gjitha birrat janë të përshtatshme për tu pirë ndërsa bëni dush. ‘Shower beer’ është krijuar në një madhësi që mund të përmbajë rreth 350 ml, por realisht mban 177 ml që të mos derdhet apo ngrohet.

Me 10% alkool, projektuesit kanë menduar për dicka universale. Pasi shitën birrat e para, ata po kërkojnë firma shpërndarëse që të vijojnë shitjet jashtë vendeve skandinave.

EMISIONET