Tare: Lazio e këtij sezoni është për Champions

Tare: Lazio e këtij sezoni është për Champions

Me merkaton  e janarit që ka ngritur siparin, puna në shtëpinë e Lazios sa vjen e bëhet më intensive. Pesha kryesore e saj bie padyshim në kurrizin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, Igli Tare. Me postin e drejtorit sportiv të klubit, Tare paralajmëron tifozët të presin shumë nga ky sezon.

“Ne duam të arrijmë objektivat thelbësor që sjellin rritjen e klubit, ku më i rëndësishmi është padyshim kapja e një vendi në Champions League për sezonin tjetër. Kemi vite që i sillemi rrotull vendit të kartërt, dhe shpresoj që ky sezon të jetë i duhur.Rivaliteti është i madh për atë pozicion, dhe ne duhet të japim më të mirën tonë. Merkato? Këtu në Dubai pata mundësi të takoj shumë kolegë të mi nga klubet e tjera. Mund të them vetëm se tek Lazio, do të ketë më shumë shitje, se sa blerje”-tha Tare për "Sky Sport Italia".

EMISIONET