Tare bëhet nostalgjik: Kënaqësi që luajta sërish me shokët e kombëtares

Tare bëhet nostalgjik: Kënaqësi që luajta sërish me

Igli Tare ishte një ndër të ish futbollistët e kombëtares shqiptare që mori pjesë në takimin e zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar në kuadër të mbledhjeve të fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim të shkurtër për "Ora News", drejtori sportiv i Lazios tregoi emocionet e rikthimit në fushë së bashku me disa nga ish shokët e skuadrës kombëtare.

"Mund të them se ishte një kauzë shumë e drejtë dhe e mirë dhe mendoj se duhet të ketë vazhdimësi për kauza të tjera. Kënaqësi që të isha në fushë për të qënë me shokët që kam pasur në kombëtare," tha Tare.

EMISIONET