Takimi në Uashington, Ngjela: Vuçiç duket i dorëzuar në betejën me Kosovën

Takimi në Uashington, Ngjela: Vuçiç duket i dorëzuar

BE dhe ShBA po forcojnë gjithmonë e më shumë rolin e tyre në procesin e dialoguit Serbi-Kosovë.

I ftuar në Ora News, avokati Spartak Ngjela deklaroi se Vuçiç duket i trembur në dhe i dorëzuar përpara "betejës" me Kosovën

Ngjela: Kosova po ecën drejt një personaliteti të ri që po vendos politika. Shenjat ishin të këqija deri tani. Politika amerikane pati presion të madh ndaj qarqeve prokosovare në ShBA. Presidenti nuk u prononcua fare përsa i përket ndërrimit të territoreve se këtu ishte thembra e Akilit. Duket sikur i kanë ulur serbët nën presion. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhin me bisedimet. Ato janë artificë. Mund t'i mbajë palët që të qëndrojnë në pikëpamjet e tyre. Por shenjat janë që presioni amerikan mbi Serbinë është i madh dhe këtë e ndiejmë nga Presidenti serb. Ai ka dalë prej disa ditësh që përgatit opoinionin që tu thotë se nuk fitojmë dot gjë.

Ka diçka që krijon pikëpyetje se kanë zgjedhjet tani ata. Kush do fitojë? Presidenti është i trembur, megjithatë flet sikur do ta humbin betejën me Kosovën. Fakti që flet kështu dhe informon opinionin konservator se nuk kemi çfarë të bëjmë, tregon që nuk fsheh ndonjë gjë përpara zgjedhjeve. Nga ana tjetër mund të jetë kjo që mund të thotë se unë kaq bëra, merreni ju. Nuk kuptohet qartë. Zgjedhjet do japin një profil më të saktë të historisë së ardhshme. Kam lexuar që kanë një besim të madh të vazhdimit të marëdhënieve ekonomike me njëri tjetrin. Këto marrëdhënie zbuten kur bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike. Sepse hyn në lojë kapitali. Kryesore është njohja e Kosovës nga Serbia, kështu siç është. Shenjat janë se drejt asaj po shkojnë. 

Ndërsa për rolin e Shqipërisë për këtë dialog, Ngjela thotë se pozicioni ynë është enigmë.

Sipas tij kjo ndodh sepse politika e sotme shqiptare nuk njohin historinë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjela: BE nuk ta njeh një shtet që është një luftë me një shtet tjetër. Po të jesh në një gjendje lufte, nuk të pranon në gjirin e saj. Këtu flitet Shqipëria ku ndodhet. Roli i Shqipërisë në dialogun duket enigmë sepse politika ka aftësi të mëdha në këtë pikë. E para sepse nuk njohim historinë. Politika aktuale që është në pushtet nuk e njeh historinë e Shqipërisë. Nuk e dinë se çfarë do të thotë Kosovë dhe çfarë do të thotë Shqipëri. Kjo është përsa i përket këtyre në pushtet. Për ata që nuk janë në pushtet, nuk merret vesh se për kë luajnë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatit për online Endi Mullaj

EMISIONET