Kosova dhe Serbia do të ulen në tryezën e dialogut me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Publicisti, Ilir Demalia, e vlerëson shumë të rëndësishme arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve, por sipas tij kjo marrëveshje nuk duhet të jetë në dëm të njërës palë.

Për Ora News, Demalia e sheh të disfavorizuar Kosovën në këtë proces, që nga përqasja e Grenell në negociata.

Ilir Demalia: Serbia dhe Kosova duhen të kenë një marrëdhënie të siqertë, të ulen në tavolinë. Nuk jam të vazhdohet hakmarrja se nuk sjell asgjë, dhe shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në Ballkan. Të arrihet një marrëveshje paqeje, por jo në dëm të njërës palë. Po të shohësh Grenell me shqiptarët luan në një pozicion force që duhet ta bëni, kurse me sërbët sillen më ndryshe. Që këtu nuk është e drejtë kjo marrëveshje në një kohë që viktimat këtu janë shqiptarët.

Para këtij takimi Serbia është vënë në lëvizje diplomatike. Vetëm pak ditë pas vizitës së ministrit të jashtëm rus Lavrov në Beograd, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk humbi asnjë minutë kohë dhe fluturoi sot drejt Moskës, tashmë edhe me një fitore plebishitare në zgjedhjet e të dielës.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç do të ketë një takim privat me dyer të mbyllura me Putin.

Për Demaliaj nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, pasi është e qartë se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje Kosovë-Serbi pa një dakordësi mes Trump dhe Putin.

Ilir Demalia: Po ti referohemi deklaratës së Vuçiç para disa ditësh se ne nuk duam të konsultohemi pa pyetur Rusinë, pranon që Rusia është aleati kryesor dhe ka votën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Pa Rusinë nuk mund të bëhet asnjë lloj marrëveshje, e ka thënë edhe Putin. Edhe po ta bëjnë e bllokojnë në Këshillin e  Sigurimit. Para se të bëhet një marrëveshje përfundimtare do të bien dakord Putin me Trumpin, për çfarë do të bien dakord pastaj kjo do të shihet. Mendoj se marrëveshja e Prishtinës me Beogradin do të përfshihet në kuadrin e një marrëveshje ballkanike, mund të jetë dhe Ukraina.

27 qershori nuk mendoj se do të jetë një marrëveshje përfundimtare, mund të diskutohet për marrëdhëniet ekonomike.Ukraina është një çështje e hapur dhe dihet sesi administrata Trump e la Ukrainën.Në këtë situatë që ndodhet administrata Trump, në një vit zgjedhjesh, në një vit krize për shkak të pandemisë, plus kundërshtinë në parti. Trump nuk ka arritur asnjë marrëveshje në politikën e jashtme, provoi në Izrael dhe me dy Koretë dhe nuk ja arriti dhe tani do të arrijë këtë. 

Nuk ka asnjë kartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lufta që po i bëhet Trump sot është se administrata Trump ka shkatërruar marrëdhëniet ndërkombëtare të Amerikës dhe këtu mund të themi dhe interesat amerikane. Në këtë situatë ai do të arrijë në marrëveshje para nëntorit në Ballkan por sesa do ta arrijë, si do ta arrijë, sa do të jetë në favor të shqiptarëve, kjo mbetet të shihet.

Pyetjes se pse shqiptarët nuk kanë takime të këtij niveli para këtij zhvillimi të rëndësishëm, Demaliaj i jep këtë përgjigje: "Politika është forcë dhe interes, nuk ka dashuri në politikë".

Ilir Demalia: Këtë duhet ta gjejmë të vetja, kjo është historia jonë fatkeqësisht që nga Lidhja e Prizrenit. Pse shqiptarët edhe pas '90 si në Kosovë dhe Shqipëri kanë rënë në këtë gjendje ku sundohen nga këto klasa politike që më shumë janë banda. Si ka mundësi që në Kosovë e larguan Vjosa Osmanin dhe nuk ka një zë që ta mbrojë, ata i morën votat me Vjosa Osmanin. 

Edhe në Serbi politika është e inkriminuar, edhe në Europën Lindore dhe Rusi. Por ndryshimi me politikën në Kosovë dhe Shqipëri, është se këto vende bëjnë politikë force, ndërsa ne politikë lakeizmi.Jam dakord që politika shqiptare duhet të jetë properëndimore dhe drejt Amerikës,  por jo çdo politikan. Kur vetë Trumpi po kritikohet në Amerikë për politikën ndërkombëtare. Shikoni si luan Serbia dhe Vuçiç. 

Ata shkojnë edhe në SHBA, edhe më Moskë, edhe në Europë e kanë më mirë. Ku ka investime më të mëdha sot në Ballkan? Në Serbi. Kush shihet si faktor sot nga fuqitë e mëdha qoftë dhe nga Uashingtoni? Serbia. Duke qenë politikë bandash, për të ruajtur pozicionin e tyre siç ndodh dhe me Ramën sot, Amerikës nuk i intereson shumë se është Rama apo po vjen Basha.Nuk i intereson demokracia e brendshme dhe as marrëveshjet që bëjnë. Edhe kombëtarizmi jonë politik është një kombëtarizëm folklorik.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

/Ora News.tv/