Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar sot homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Në një fotografi të publikuar nga vetë Meta në Facebook, dy liderët shihen duke shtrënguar dorën e njëri-tjetrit. 

Presidenti shqiptar zbuloi se çfarë kanë diskutuar duke shkruajtur: “Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.”

/Ora News.tv/