Tahiri "skanon" VV-në: Specialistë protestash dhe të shkathët për të mbledhë vota, për qeverisje u duhet shkollë

Tahiri "skanon" VV-në: Specialistë protestash dhe të

Vetëvendosja e Albin Kurtit ka paralajmëruar nisjen e një stine të re protestash pëer të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Ish-deputetja dhe politikania kosovare, Edita Tahiri, thotë se VV është specialiste për protesta deri në djegie të vendit.

Tahiri: Për ne nuk është e habitshme, protesta të qeta dhe demokrtatike do të ishte nqë rregull por ata dinë dhe të djegin vendin. Pavarësisht asaj, shteti, institucionet, demokracia do të mundësojnë prapë zgjedhje dhe nuk ka nevojë të nxehet situata.

Për Rtv Ora, Tahiri jep edhe këndvështrimin e saj se pse ra qeveria Kurti pas 50 ditësh qeverisje.

Ajo njeh meritën e VV për të mbledhur vota, por thotë se i duhet shkollë për të qeverisur.

Tahiri: Nuk kam dashur shumë ti kritikoj edhe pse e kanë merituar, ata vetëm kanë kritikuar kur kemi qenë ne në pushtet. Kam dashur që ta provojnë. Ajo që kam vërejtur është se janë mjaft të shkathët për grumbullim votash, dinë të prekin emocionet dhe ka hapësirë për të prekur emocionet e qytetarëve se papunësi e madhe, ekonomi në stanjacion, pa liberalizim vizash. Kanë pasur mjaft tema me i mbledh votat por kur erdhën te qeverisja si duket nuk kishin kulturë të partneritet as nga brenda dhe as në raport ndërkombëtar. Kanë nevojë për një shkollë për qeverisje.

E pyetur se çfarë ka ndryshuar nga politika që kur ajo ka qenë pjesë aktive e saj, Tahiri ka këtë koment:

Tahiri: Nuk ka pasur ecje përpara drejt zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqënies sociale, dialogu është bllokuar dhe Kosova është dëmtuar në planin ndërkombëtar me faktin se vetë presidenti i vendit hyri në lojëra të prekjes së kufijve që unë kam qenë kundër. Kjo e ka dëmtuar shumë Kosovën. Shkuan mesazhe që e çuditën botën, dëmtoi procesin e njohjeve. Shpresoj që kjo qeveri që vjen do të hapë sytë, besoj te të gjitha subjektet politike në Kosovë, të gjitha kanë qenë kundër ndryshimit të kufijve, problemi ka qenë vetëm te Thaçi.

Për LDK, Tahiri thotë se në planin kombëtar dhe shtetëror i ka ruajtur vlerat e 21 viteve më parë. Ndërsa për zotin Hoti thotë se "nuk mund të flasë se duhet të presim të performojë".

EMISIONET