Tahiri: Qeveria të japë shpjegime të hollësishme në Kuvend për reciprocitetin me Serbinë

Tahiri: Qeveria të japë shpjegime të hollësishme në

Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, e ka ftuar qeverinë e re që t’i japë shpjegimet e duhura për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ajo ka thënë se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re në hollësi duhet ta shpjegojë atë në Kuvend.

Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Albin Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Tahiri ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo për epokën e re.

Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re. Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.

EMISIONET