Tahiri i përgjigjet Vasilit: Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet

Tahiri i përgjigjet Vasilit: Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i është përgjigjur pyetjes së nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili se kur ajo do të thirrej në Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook, Tahri shkruan se kufijtë e Kosovës mbrohen me të gjitha mjetet dhe askush nuk guxon t’i prekë.

“Kufijte e Kosoves i mbrojme me te gjitha mjetet, ashtu sikurse qe i kemi fituar pas 100 vjet lufte. Askush nuk guxon me i prek, e kemi detyrim ti mbrojme sepse mbrojme punen tone, gjakun e te reneve dhe te drejten tone kombetare te konfirmuar nga Gjykata nderkombetare per drejtesi qe dha verdiktin se pavaresia e Kosoves eshte e ligjshme dhe legjitime”,- shkruan Tahiri.

Ndërsa më herët Vasili në facebook, shkruante:

“Po Edita Tahirin kur do ta therrasin?
Ramushin e therrasin ne tribunalin e Hages,Jakup Krasniqin po ashtu.
Ata kane kundershtuar pa asnje kompromis,me shume patrotizem dhe me gjithe zemer ndryshimin e kufijve te Kosoves me Serbine.
Po Edita Tahirin kur do ta therrasin, sepse edhe ajo ka kundershtuar me shume force ndryshimin e kufijve”.

EMISIONET