I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila  në RTV Ora, ish-deputeti Dashamir Tahiri shprehet se disa nga deputetë të opozitës parlamentare do ta votojnë marrëveshjen e arritur në këshillin politik më 5 qershor 2020.

Sipas tij nëse ai parlament do të ishte bosh, pra, pa deputetë nga opozita, atëherë do të mbyllej brenda vitit.

Dashamir Tahiri: Ju do të dështoni Valter, sepse disa nga ju do ta votojë marrëveshjen. Ti e di mirë se si kanë ardhur disa në parlament. Një pjesë e tyre është për tu tallur kryeministri. Tallet me atë Gjuzin, i flet këtij tjetrin me ndonjë shprehje. Nëse do të ishte parlamenti bosh, nuk do të zgjaste më shumë se një vit, do të ishte shkrirë. Atij nuk i intereson se kush është, thotë që ja ku e kam opozitën. Biles u thotë edhe deputetët e Monikës dhe Lulit. 



/Ora News.tv/