Skandali i pronave në Lezhë, kërkohet arrestimi i mbrojtësit të Vllaznisë

Skandali i pronave në Lezhë, kërkohet arrestimi i mbrojtësit

Nuk kanë fund problemet për Klub Futboll Vllaznia.

Qendërmbrojtësi i shkodranëve, Renato Malota është vënë në qendrën e akuzave për tjetërsim pronash në bregdet. Një skandal që ka përfshirë funksionet më të larta në qytetin e Lezhës ndërsa sipas burimeve për "Ora News" në drejtim të mbrojtësit lezhjan është lëshuar një urdhër arresti.

Mësohet po ashtu se prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.

Vetëm pak javë më parë në Lezhë, ministri Fatmir Xhafaj paralajmëroi vazhdimin e aksionit Forca e Ligji me qëllimin goditjen e abuzimeve me tokat në bregdet në këtë qark, ku theksoi se ka pasur shkelje të ligjit.

EMISIONET