Video/Surprizë nga Ligue 1, PSG humbet në transfertë
Ka kaluar vetëm java e dytë nga Ligue 1 dhe kampionët në fuqi, Paris Saint Germain regjistruan humbjen e tyre të parë kundër Rennes. Një ndeshje që në statistika flet më shumë për parizienët por më të saktë dhe më konkret në lojë ishin ata të Rennes.
Goli i parë i ndeshjes vjen nga kryeqytetasit me anë të Cavanit në minutën e 36’ i cili shfrytëzoi një pasim të gabuar drejt portierit kundërshtar duke e çuar topin në rrjetë.
Vetëm 1 minutë larg përfundimit të pjesës së parë shifrat barazohen me anë të Niang. Ai merr një top në hyrje të zonës dhe godet pa e parë fare portën duke gjetur cepin e saj.
Në minutën e 48’ ai që dyfishon shifrat për Rennes është del Castillo i cili shënon një gol me kokë pas një pasimi të gjatë nga Camavinga. Në pjesën tjetër të lojës mikpritësit munduan të mbajnë rezultatin duke i shënuar fitoren e parë kampionëve të PSG.