Supermodelja 40-vjeçare në pritje të fëmijës së parë

Joanna Krupa do të bëhet nënë për herë të parë. Supermodelja njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram të dielën.

40-vjeçarja publikoi një foto duke mbajtur testin e shtatzënisë në dorë.

Krupa është shtatzënë me bashkëshortin e saj të dytë Douglas Nunes.

"Doja të ndaja një lajm të mrekullueshëm me ju,"-shkroi ajo. "Jam e lumtur për këtë kapitull të ri të jetës sonë dhe mezi po prej të takoj këtë engjëll."

Krupa dhe Nunes,  bashkëthemeluesi i kompanisë 451 Media Group, u martuan në Krakov, Poloninë e në muajin gusht të vitit të kaluar. Polonia është edhe vendlindja e modeles.

Çifti u fejua në maj, tetë muaj pasi përfundoi divorcin me biznesmenin Romain Zago, me të cilin qëndroi e martuar për 4 vite.


EMISIONET