"Supermarketi brazilian", Barcelona arrin akordin me një mesfushor

"Supermarketi brazilian", Barcelona arrin akordin me një

Pas zyrtarizimit të mbrojtësit të Palmeira-s Yerry Mina, Barcelona merr një tjetër lojtar nga tregu brazilian.

Sipas "Mundo Deportivo" mesfushori i Gremio Arthur Melo ka rënë dakord të bashkohet me katalanasit.

Barcelona ka bindur 21-vjeçarin që të refuzojë interesin e skuadrave si Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid në mënyrë që të trasferohet në Camp Nou.

Klubi katalanas tani duhet të bjerë dakord me një marrëveshje me Gremion, të cilët kanë insistuar më parë se Arthur nuk do të largohet nga klubi për më pak se klauzola e lirimit prej 50 milionë eurosh.

Megjithatë, drejtuesin e Barcelonës për momentin janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro dhe të lejojnë Arthur të qëndroj në formë huazimi.dhë për një vit tjetër tek Gremio.

EMISIONET