Super i kërkuar në Itali, shqiptari kapet si turist në hotelin me 5 Yje

Super i kërkuar në Itali, shqiptari kapet si turist në hotelin me

Një 32-vjeçar është deportuar nga shteti italian të shtunën pasi ishte në kërkim për krime të ndryshme.

Arrestimi i tij u bë mëngjesin e djeshëm në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi, në të cilin kishte rezervuar për të kaluar festat e fundvitit.

Shqiptari A.A kishte paraqitur dokumenta false pranë recepsionit por ndryshimet e dukshme në foto nuk kishin bindur personelin të cilët kishin vënë në dijeni policinë.

32-vjeçari shqiptar, akuzohej për trafik dhe shpërndarje droge edhe më parë, dhe ishte dëbuar nga shteti fqinj.

Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali, dhe me jetë luksoze prej turisti.

Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

Nga hetimet e kryera  nga policia doli se gjeneralitetet në dokument nuk korrespondonin me ato të 32-vjeçarit.

Marrja e gjurmëve të gishtërinjve më pas konstatoi se ai ishte në kërkim.

Pas dënimit  të parë që kishte marrë në moshën 19 vjeç për krime të rënda (rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh), më vonë ai kishte filluar veprimtarinë e tregtimit të drogës në disa qytete në veri të Italisë, ku u arrestua disa herë.

Gjithashtu ai akuzohet për shkelje të shumta të masave të sigurisë "arrest në shtëpi"  të miratuara ndër vite në ngarkim të tij.

Nisur nga kjo gjykata urdhëroi dëbimin e tij nga territori italian. Në të njëjtë ditë që u arrestua ai u shoqërua në aeroportin e Romës "Fiumicino" dhe u fut në një fluturim  të drejtpërdrejtë drejt Shqipërisë.

Ai do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

EMISIONET