Situata e vështirë tek skuadra e Vllaznisë nuk shihet mirë në syrin e një lojtari që është rritur tek ajo skuadër.

Sulmuesi shkodran i Teutës, Rubin Hebaj i ftuar në Ora Sport shprehet se i vjen keq për Vllazninë dhe se dëshiron sërish të luaj tek skuadra e tij.

Rubin Hebaj: Të them të drejtën më vjen shumë keq. Nëse do të kishin luajtur në shtëpinë e vetë do të kishte qenë pak më ndryshe. Do kisha pasur shumë dëshirë që unë të luaja në shtëpinë time me ekipin ku jam rritur. Që i vogël kam pasur dëshirë që të lëviz jashtë dhe ngritje në karrierë. Kam bërë disa lëvizje. Tani u riktheva prapë në Shqipëri tek Teuta.

/Ora News.tv/