Sulmuesi i Barcelonës sherr me pronarët, shkak fatura e lartë

Sulmuesi i Barcelonës sherr me pronarët, shkak fatura e lartë

Ditëlindja e sulmuesit të Barcelonës, Munir El Haddadi për pak sa nuk kaloi në një fatkeqësia. Shkak u bë fatura e lartë që sulmuesi me origjinë marokene duhet të paguante. Plot 16 000 euro për ushqimin, pijen dhe shishat e konsumuara nga 40 të pranishëm, pjesa më e madhe shokë-futbollist të El Haddadi.

Sapo mësoi shumën që duhet të paguante, "El Mundo" shkruan se El Haddadi është konfliktuar me pronarët e lokalit, duke mos pranuar të paguante shumën e "kripur". Megjithatë, 23 vjeçari është dorëzuar përballë faturës, me forcat e rendit që e kanë detyruar të paguajë çdo qindarkë.

Ngjarja ndodhi të shtunën që sapo lamë pas, ku sulmuesi i cili aktualisht aktivizohet te Alaves festoi ditëlindjen në një nga klabet më të famshme të Madridit, Tiffany.

EMISIONET