Sulmon Ilir Daja, Trajneri i Skënderbeut: Të fitojmë me D. Kiev

Sulmon Ilir Daja, Trajneri i Skënderbeut: Të fitojmë me D. Kiev

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja do të tentojë që së bashku me skuadrën të luajë për gjithçka kundër Dinamos së Kievit në Europa Ligë. Tekniku nuk e shikon vetëm në aspektin pozitiv faktin që ukrainasit janë të kualifikuar, teksa e cilëson kampionatin si më të rëndësishëm se ky takim.

Gjithçka për gjithçka, ky është mentaliteti që do të përdorë Skënderbeu në përballjen kundër Dinamos së Kievit. Kualifikimi është i vështirë, por jo i pamundur dhe këtë e di mirë trajneri i bardhekuqve Ilir Daja i cili kërkon një skuadër me mendësi sulmuese, por pa i humbur balancat në fushë.

Faktin që ekipi ukrainas është i kualifikuar, tekniku 61 vjeçar e konsideron në thonjza një "thikë me dy presa", pra mund të jetë një avantazh për korçarët, por në krahun tjetër Dinamo ka qetësinë e të luajturit pa presionin e rezultatit.

Megjithëse përpara një takimi të vlefshëm për Ligën e Europës Daja nuk e shkëputi vëmendjen nga kampionati, madje duke i cilësuar dy ndeshjet e ardhsme kundër Partizanit e Kukësit si më të rëndësishëme se ky takim

Në të njëjtën linjë  me trajnerin Daja ishte edhe Kristi Vangjeli, i cili zgjedh titullin përpara një kualifikimi të mundshëm.

Skënderbeu ka një distancë prej 3 pikësh me Partizanin e Beogradit dhe për të vijuar luftën për kualifikim i duhet të fitojë dhe të shpresojë që ekipi serb të mos marrë malsimumin ndaj Young Boys.

EMISIONET