Sulmi ndaj Gjokës, reagon Skënderbeu: Autoritetet të mbrojnë punën e trajnerit

Ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u sulmua me thikë nga një person me kapuç ka shqetësuar të gjithë opinioni sportive dhe jo vetëm. Në një reagim në faqen zyrtare klubi i Skënderbeu-t, i ka shprehur mbështetje trajnerit 48 vjeçar duke e cilësuar aktin si ngjarje të shëmtuar dhe të papreçedent.

Reagimi i Skënderbeut:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh mbështetjen maksimale ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djeshme fizikisht pas përfundimit të stërvitjes.

Ngjarje e shëmtuar dhe e papreçedent ndaj ‘institucionit’ të trajnerit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me botën e futbollit, misionit dhe mesazhit pozitiv dhe ‘Fair Play’ që të gjithë ne, antarët e komunitet sportiv në Shqipëri duam të përçojmë.

Stafi teknik i klubit me në krye trajneri Ilir Daja janë shprehur të shqetësuar mbi këtë ngjarje dhe kërkojnë nga autoritetet përkatëse zgjidhjen e situatës, kapjen e autorit dhe mbrojtjen e profesionit të trajnerit.

Me respekt
KF Skënderbeu

EMISIONET