"Sulmi" ndaj Di Francescos, Costa rrëzikon dënim shembullor

"Sulmi" ndaj Di Francescos, Costa rrëzikon dënim shembullor

Douglas Costa mori vëmendjen e mbarë opinionit sportiv me veprimin e  tij ditën e djeshme, ndërkohë që braziliani pritet të përballet me një dënim shembullor.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje Costa pritet të përjashtohet me 3 deri në 5 javë  nga fusha e blertë, ndërsa rrëzikon një gjobë prej 100 mijë eurosh. "La Republica" thekson se klubi i Juves mund të depozitojë një kallëzim ku thuhet se ylli i tyre është provokuar, ndërsa pritet që Costa të gjobitet me rreth 200 mijë euro nga klubi bardhezi.

Në këtë mënyrë Costa pritet të humbasë takimet kundër Frosinones, Bolonjas dhe Napolit, ndërsa në dyshim janë paraqitjet ndaj Genoas dhe Udinezes.

Costa goditi me kokë, shtyu me bërryl dhe pështyu në fytyrë sulmuesin e Sassuolës, Federico Di Francesco, veprime këto që u ndëshkuan nga kryesori me karton të kuq. Pas mbylljes së takimit, përmes një statusi në rrjetin social "Instagram" braziliani kërkoi falje për gjestin veprim që mbase mund të merret dhe parasysh nga drejtuesit e organeve kopetente.

EMISIONET