Për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, sulmi verbal i kryeministrit Rama ndaj homologut të tij Ramush Haradinaj duke e quajtur gënjeshtar është i paprecedentë.

Dhe kjo sipas tij jo për faktin se ju referua si gënjeshtar pasi Haradinaj ka dalë i fituar në të gjitha betejat e tij, por tentativa e Ramës sipas Metës për ta nxjerrë njeri ka karakter.

Në studion e "360 Gradë" në RTV Ora, Meta tha se Kosova po tentohet të paraqitet si pengesë për bashkëpunimin rajonal, fakt që nuk është aspak i vërtetë.

Ilir Meta: Kjo deklaratë nuk më shqetëson për arsye se gjithë shqiptarët dhe gjithë bota e dinë që Ramushi vetëm gënjeshtar nuk është. Ramushi nuk ka frikë nga të vërtetat dhe shkon e përballet me të vërtetat.Është përballur dhe në fushëbetejat, edhe në Hagë dhe ka fituar gjithmonë. Nuk është ky problemi. Është një tjetër pak më e rëndë, denigruese dhe më e papranueshme se kjo. Se këtu kuptohet është mllefi ndaj një njeriu. Udhëheqësit e Kosovës shkojnë hanë dhe pinë me serbët  andej dhe bëjnë këtu si patriotë. Është fare e papranueshme.

 Kosova dhe Serbia janë bashkë në shumë iniciativa rajonale dhe takohen, ashtu sikurse takohen dhe në prezencë të përfaqësuesve të BE për dialog është shumë e mirë, edhe kur takohesh për darkë se nuk janë vetëm për të ngrenë, por edhe biseduar. Dëshira për ti nxjerrë ata si njerëz pa karakter është e papranueshme. Si njerëz me dy fytyra që nuk është e vërtetë. Qëndrimin për minishengenin e kanë të hershëm. 

Kanë pasur qëndrime e tyre mjaft parimore. Ashtu sikurse ështtë absurde që të thuash për këtë gjë kanë folur dhe 4 presidentët, Topi, Sejdiu, ky i Malit të Zi dhe ai i Maqedonisë para 8 vjetësh. Është tjetër të jenë këta të katërt që flasin për këtë çështje dhe është tjetër kjo treshe që është e vështirë për tu shpjeguar ku Kosova mungon dhe për fat të keq Kosova edhe provokohet për tu paraqitur si problem dhe pengesë për bashkëpunimin rajonal. Nuk është e vërtetë.



/Ora News.tv/