Sulçe: Nga nesër lejohet stërvitja kolektive, sinjal pozitiv për rifillimin e futbollit

Sulçe: Nga nesër lejohet stërvitja kolektive, sinjal pozitiv

Shembja e teatrit ditën e sotme nuk ka qenë lajmi i vetëm i rëndësishëm. Duke filluar nga dita e nesërme, futbolli shqiptar do të ketë lirime ku do të lejohet stërvitja kolektive e lojtarëve.

Ndërkohë që më herët është biseduar për rifillimin e kampionatit në datë 3 qershor.

Altin Sulçe: Në një ditë si e sotmja ku ka qenë shumë e zënë që në orët e para të ditës ku kryetema ishte teatri, futbolli nuk ka pasur shumë vend. Është njoftuar ditën e sotme se do të rinisin dhe stërvitjet në grupe. Tani vjen me dëshirë pasi i ka munguar futbolli. Sot njëherazi ishte dhe futbolli gjerman, lokomotiva e Europës që ndezi dritën jeshile për futbollin. Futbolli gjerman është shumë i rëndësishëm në Europë pasi ajo gjeneron dhe shumë para. Edhe vetë kancelarja Angela Merkel shkon në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të kombëtares për mbështetje. Në Shqipëri ndiqet më shumë kampionati italian ndërkohë që ai gjerman është më pak i preferuar. Kohët e fundit kemi filluar të ndjekim dhe Bundesliga.

EMISIONET