Sulçe: Lerda s’ka filozofi, Partizani i Gegës do të kishte më shumë pikë

Sulçe: Lerda s’ka filozofi, Partizani i Gegës do të

Partizani la dy pikë në Vlorë kundër Flamurtarit, duke u ndaluar në një barazim 1-1.

Të kuqtë humbin një shans të mirë për të kapur kreun dhe gazetari i "Rtv Ora", Altin Sulçe shikon si përgjegjës kryesor trajnerin, Franko Lerda. Në emisionin "Ora Sport", Sulçe shtoi se italiani di vetëm të shfajësohet.

“Partizani nuk ka filozofi loje. Nuk del në sulm nëpërmjet murit. Gjithçka pritet nga krosi i Trashit dhe kaq është shumë pak për një skuadër kampione. Duan të rikthejn Ibrahimin, që e larguan në fund të merkatos. Afrimet e verës nuk e kanë ndihmuar Partizanin. Solomon, Braun nuk e kanë prekur topin që pas startit, kanë bërë shumë pak. Ekuban ka vetëm mbierim me vëllain e tij, Caleb. Partizani i Gegës do të kishte më shumë pikë se i Lerdës pas 12 ndeshjeve të para. Për të dal kampion Partizani duhet të ndryshoj strategji, Lerda nuk duhet të ankohet për mungesë kohe pasi e ka filluar punën me skuadër që në përgatitjet për në Champions League”." tha mes të tjerash Sulçe.

EMISIONET