Sulçe: Lerda erdhi me teori sikur po vinte nga hëna, por dështoi

Sulçe: Lerda erdhi me teori sikur po vinte nga hëna, por

Partizani ka treguar stabilitet në ndeshjet e fundit duke marrë rezultate pozitive, por testi i vërtetë për të besuarit e Franco Lerdës është me Kukësin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Nga studio e "Ora Sport" në Rtv Ora, gazetari, Altin Sulçe kritikon trajnerin italian ndërsa thotë se Partizani i tij nuk po shfaq një futboll atraktiv.

“Trajneri Lerda erdhi në fillim me teori sikur po vite nga hëna, por dështoi. Ekipi nuk i përgjigjej në fushë, skuadra e tij nuk ka prodhur futboll, madje ishte shumë larg lojës që ai trumbetoi në media. Duke parë këtë situata zhgënjyese ai u riktye te skemat e ish-trajnerit Gega dhe tani po vijnë rezultatet. Pra për mua ai nuk ka bërë asgjë”, tha Sulçe.

EMISIONET