Shumë studime tregojnë për një numër përfitimesh shëndetësore që vijnë me pirjen e kafesë për shkak të sasisë së tij të antioksidantëve, por gjithashtu mund t’ju bëhët një zakon dhe ju të vareni nga ajo

Që ju të përfitoni sa më shumë nga kafja që konsumoni ne po ju ndajmë disa zakone të sigurta që do ju përmirësojnë shëndetin.

1. Provoni të hidhni gjalpë në kafe

Shtoni në filxhanin e kafesë së zezë pak gjalpë. Tingëllon e çuditshme dhe e pazakontë, por shumë njerëz që e kanë provuar flasin me bindje të plotë se është e shijshme. Përveç kësaj kjo shërben më së miri edhe për njerëzit që nuk dëshirojnë të hanë mëngjes. Kafja me gjalpë rit kolesterolin e mirë dhe ul trigliceridet.

2. Shkoni lehtë në sheqer

Më e mira e mundshme për të gjithë është të pimë kafen pa sheqer apo ëmbëltues të çfarëdo lloji, por shumë njerëz nuk e pijnë dot të hidhur. Kështu provoni të shtoni diçka tjetër më të natyrshëm si për shembull vanilja. Nëse ende nuk ndaheni dot nga sheqeri atehere provoni të paktën të zvogëloni sasinë deri në gjysmë.

3. Shmangni kafeinën pas 2 P.M. (pasdite)

Kafeja është një pije stimuluese, prandaj është kaq popullor. Një nga dëmet që shkakton kafeja

Mund të pini 2-3 gota kafe në mëngjes, por pas orës 14:00-15:00 bëni një veprim të zgjuar dhe mos konsumon më sepse do ngeleni pa gjumë gjithë natën. Gjëja me e mirë që mund të bëni është të konsumoni një filxhan çaj.

4. Shtoni kanellë ose kakao në gotën tuaj të kafes

Shtimi i kakaos në kafen tuaj nuk është vetëm e shkëlqyeshme si një nxitje e antioksidantëve në pijen tuaj, por është gjithashtu e dobishme të ulni sasinë e sheqerit që keni shtuar në filxhanin tuaj. Mocha, e cila është një lloj përzierje kafeje me aromë me çokollatë, është një zgjedhje e popullarizuar në restorante në të gjithë botën.

E njëjta gjë vlen edhe me kanellën, një “superfood” i fuqishëm termogjenik dhe antioksidues që jo vetëm që është tepër i dobishëm për shëndetin tuaj, por gjithashtu shton një shije të hollë në kafenë tuaj.

5. Mos lejoni që mëngjesi juaj të jetë vetëm një filxhan kafe.

Pirja e kafesë me stomaku bosh nuk është aspak ide e mirë. Nëse nuk keni ngrënë asgjë, kafeja (përfshirë edhe dekafatin) mund të dëmtojë shtresën e stomakut tuaj dhe të shkaktojë efekte të tilla si urth dhe dispepsi. Mund të ndikojë negativisht në sistemin tuaj nervor duke intensifikuar simptomat e ankthit.Nëse nuk ndjeni uri që në mëngjes, përpiquni që të hani diçka të vogël para se të konsumoni kafen.

6. Shmangni ujin e pa filtruar

Për shkak se kemi tendencë të vlojmë ujin për të bërë kafe, nuk i kushtojmë vëmendje nëse uji është i filtruar apo jo. Jo vetëm që kafja e pjekur me ujë të filtruar shijon më mirë, por gjithashtu nuk përmban metale të rënda të padëshiruar nga gypat e vjetër të çezmave ose produkte të tepërta të dezinfektimit të klorit që përdorena për të dekontaminuar ujin. Është më mirë të zgjidhni ujë të filtruar për filxhanin tuaj të kafesë.

7. Provoni të kaloni në qumështin e bajames

Nëse jeni një konsumues i rregullt i kafes dhe prireni të pini më shumë se 1 ose 2 filxhanë në ditë, është më mirë të kufizoni sasinë e qumështit që po pini. Shumë qumësht mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme gastrointestinale dhe ju bëjnë të merrni peshë. Mund të provoni një mundësi më të shëndetshme, jo të qumështit, siç është qumështi i bajames. Ju gjithmonë mund ta pini atë të zezë pa i shtuar diçka tjetër.

8. Ulni konsumimin e kafeinës

Kafeja mund t’ju bëjë mjaft e varur, kështu që është më mirë të shmangni pirjen e saj në mënyrë që të mos vuani nga pasoja të ndryshme. Mund të konsumoni kafe pa kafeinë ose konsumoni vetëm gjysmen e kafes që të mos merni kafeinen e plote brenda në trup.

9. Mos blini artikuj për të bërë kafen më të shijshme

Kremrat artificiale me pak yndyrë dhe shurupet shpesh reklamohen si të shëndetshme për të pasuruar aromën e kafesë. E vërteta është se këto lloje të produkteve përpunohen shumë dhe mund të përmbajnë përbërës kimikë të padëshiruar. Hidhini kremra natyralë të përgatitur çdo lloj qumështi vegjetal ose qumësht lope organike, të ushqyer me bar dhe do bënit gjënë më të mirë për veten tuaj.

/Ora News.tv/