Viti 2021 do të jetë ai i ndarjes mes Barcelonës dhe Luis Suarez, me sulmuesin uruguajan që përfundon kontratën me klubin katalanas.

Një fakt i tillë është pohuar dhe nga 32 vjeçari, i cili pak ditë më parë i ka sinjalizuar klubit që të kërkojnë një zëvendësues për të. Në këto kushte, drejtuesit blaugrana kanë përpiluar një listë për të gjetur "binjakun" e Suarez.

Është e përditshmja spanjolle "Mundo Deportivo" që ka zbuluar listën, ku spikat emri i sulmuesit holandez të Ajax, Kasper Dolberg. Në listë janë edhe emrat e Maxi Gomez nga Celta Vigo, Timo Werner i RB Leipzig,  Krzysztof Piatek i Genovas dhe Luka Joviç të Benficës, i cili po bën mirë te Eintracht Frankfurt.

Jashtë kësaj liste nuk mund të mungonte bomberi i Milanit, Andre Silva, i cili po shkëlqen te Sevilla, ndërkohë listës i shtohet edhe emri i sulmuesit të Lille, Nicolas Pepe.

Luis Suarez ndodhet prej vitit 2014 në "Camp Nou" ku ka luajtur në 218 ndeshje për të shënuar 163 gola.



/Ora News.tv/