Shqipëria përfshihet nga stuhi, aksidente dhe rrugë të bllokuara

Shqipëria përfshihet nga stuhi, aksidente dhe rrugë të

Disa rrethe të vendit janë përfshirë në orët e mesditës nga stuhi dhe rrebeshe shirash, të cilat janë shoqëruar me aksidente, bllokim rrugësh dhe ndërprerje për disa orë të energjisë elektrike.

Në plazhin e Divjakës nga moti i keq pati ndërprerje të energjisë si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve dhe era e fortë.

Gjithashtu u bllokua për më shumë se një orë rruga që lidh parkun e Divjakës me plazhin.

Në qytet kanë rënë pemët dekorative.

Probleme ka pasur edhe në qytetin e Beratit, ku  kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje të dendura që kanë sjellë vërshimin e ujit dhe bllokimin e rrugëve kryesore të qytetit.

Për disa minuta ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Moti i keq ka sjellë dëme në Shkodër e Lezhë. Në Shëngjin erërat e forta kanë rrëzuar shtyllat e energjisë elektrikë që kanë rënë mbi makinat e parkuara pranë tyre. Kjo ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën përreth.

Nga erërat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër e Korçë dëmet kanë qenë në kulturat bujqësore. Si pasojë janë shënuar edhe aksidente, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.



EMISIONET