Studimi i ri tregon se dëmtimi i zemrës mund të jetë një gjë e zakonshme tek njerëzit me koronavirus

Studimi i ri tregon se dëmtimi i zemrës mund të jetë

Disa studime të reja po tregojnë se dëmtimi i zemrës mund të jetë një gjendje e zakonshme në mesin e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 dhe lidhet me një rrezik më të madh të vdekjes për këta pacientë.

Studimi, i botuar në revistën mjekësore JAMA Cardiology të Mërkurën, zbuloi se midis një grupi prej 416 pacientësh të infektuar nga Covid-19 të shtruar në spital në Ëuhan, Kinë, 82 pacientë - 19.7% - kishin lëndime kardiake. Shkalla e vdekjes ishte më e lartë në mesin e pacientëve me lëndime kardiake. 42 nga pacientët me dëmtim kardiak vdiqën - 51.2% - kundrejt 15 prej atyre pa lëndime kardiake, ose 4.5%.

Lëndimi kardiak, i referuar ndonjëherë si dëmtim i miokardit, ndodh kur ka dëmtim të muskujve të zemrës dhe një dëmtim i tillë mund të ndodhë kur fluksi i gjakut në zemër zvogëlohet, kështu shkaktohet një sulm në zemër.

Megjithëse studimi tregoi se dëmtimi kardiak është një gjendje e zakonshme në mesin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, ajo nuk tregoi nëse Covid-19 shkakton drejtpërdrejt lëndime kardiake. Autorët shprehen se mekanizmi i dëmtimit kardiak midis këtyre pacientëve me Covid-19 mbetet i pasigurt, dhe më shumë prova janë të nevojshme për të demonstruar se Covid-19 dëmton drejtpërdrejt zemrën.

EMISIONET