COVID-19 sulmon placentën gjatë shtatëzënisë, studimi i papritur

COVID-19 sulmon placentën gjatë shtatëzënisë, studimi i

Një studim mjekësor mbi 16 gra shtatzëna të cilat rezultuan pozitivë me COVID-19 gjetën prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshka, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatëzënësisë.

Ekzaminimet patologjike të përfunduara menjëherë pas lindjes gjetën prova të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut nga nëna tek fetusi dhe mpiksje gjaku në placentë

Kjo mund të ndërhyjë në rolin që ka placenta në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga rrjedha e gjakut të nënës tek fëmija që rritet dhe largon produktet e mbeturinave nga gjaku i foshnjës.

“Nuk janë për tu alarmuar por janë gjetje që më shqetësojnë”  tha mjeku obstetër Northwestern, Dr. Emily Miller, bashkëautor i studimit të botuar të premten në “American Journal of Clinical Patology”

Pavarësisht se kanë ndjekur vetëm 16 gra, autorët thanë se studimi është ekzaminimi më i madh i shëndetit të placentave tek gratë e testuara pozitive për Covid-19 të bërë deri më tani.

"Unë nuk dua të nxjerr përfundime gjithëpërfshirëse nga një studim i vogël, por kjo pamje paraprake sesi Covid-19 mund të shkaktojë ndryshime në placentë mbart disa implikime mjaft domethënëse për shëndetin e një shtatëzënieje," tha Miller, një profesor ndihmës i obstetrikë dhe gjinekologji në Universitetin Veriperëndimor Feinberg Shkolla e Mjekësisë.

Tani e tutje duhet të ndryshojmë mënyrën sesi duhet të monitorojmë gratë shtatzëna tani", tha Miller. Kjo mund të bëhet duke testuar dërgimin e oksigjenit në placentë gjatë shtatëzanisë dhe ndjekjes së rritjes së bebes në fetus përmes ultrazërave.

EMISIONET