Studimi, 40% e të moshuarve në Shqipëri, të varfër dhe të sëmurë

Studimi, 40% e të moshuarve në Shqipëri, të varfër dhe

Rreth 40% e të moshuarve në vendin tonë vuajnë nga sëmundjet kronike dhe jetojnë në varfëri, gjë që ua vështirëson  edhe më shumë shëndetin. Sipas një studimi të kryer për herë të parë në vendin tonë nw vitin 2017, 1 ndër 3 të moshuar, e konsideron veten të varfër dhe me gjendje shëndetësore të keqe.

Prevalenca e sëmundjeve kronike ka rezultuar e lartë, veçanërisht në zonat rurale. 1 ndër 2 të moshuar kanë raportuar praninë e të paktën një sëmundje kronike. Sipas studimit, 65% e të moshuarave kanë raportuar se vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare, 25% kishin diabet, 32% sëmundje gastrointestinale dhe hepatologjike dhe 37% sëmundje të traktit respirator.

Gjithashtu, shqetësimet me shikimin dhe dëgjimin kanë qenë dy probleme të tjera që kanë evidentuar vetë të moshuarit. Shifrat janë alarmante, mbi 40% e të moshuarve kanë zbehje ose humbje të shikimit, konditë e cila ishte më e lartë në zonat periurbane dhe rurale, ku 1 ndër 2 të moshuar raportojnë këtë problem si dhe te personat shumë të moshuar.

Por, përtej sëmundjeve kronike, 60% e të moshuarve thonë se kanë dhimbje dhe shqetësime të ndryshme shëndetësore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në aktivitetet e përditshme dhe në cilësinë e jetës së tyre. Për këtë arsye, shumë të moshuar e kanë pasur të pamundur të marin edhe shërbimet shëndetësore, shtuar këtu edhe largësinë e madhe të qendrave shëndetësore nga banesa e tyre. Ndërkohë, edhe ata pak të moshuar që kanë mundur të kenë kontakt me mjekun, 1 ndër 4 prej tyre për shkak të vështirësisë ekonomike nuk ka marrë dot ilaçet e përshkruara në recetë.  

E gjithë kjo situatë në të cilën ndodhet mosha e tretë në vendin tonë kërkon më shumë vëmendje nga aktorët kryesor lidhur me nevojat social-ekonomike, problemet shëndetësore dhe pjesëmarrjen në shoqëri. Tranzicioni demografik në Shqipëri ka kulmuar dukshëm me një “plakje” graduale të popullatës gjatë dekadave të fundit. Kështu, numri i individëve të moshuar përbën mbi 11% të popullsisë, me një tendencë në rritje gjatë viteve të ardhshme. Situata ka prirje të progresojë akoma më shumë nga niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të treta, gjë që e bën të domosdoshme vendosjen e çështjeve të moshimit mes prioriteteve të qeverisë. 

Gjendja e të moshuarve 

38% e të moshuarve e konsiderojnë veten të varfër

36% e konsiderojnë gjendjen shëndetësore të keqe

48% e të moshuareve kanë një sëmundje kronike

40% kanë zbehje ose humbje të shikimit

60% kanë dhimbje dhe shqetësime të ndryshme .

EMISIONET