Stresi zbuloi gabimin e fëmijërisë: “Vodha lekë në shtëpi, babi më kapi e më rrahu nga Korça deri në Tiranë

Stresi zbuloi gabimin e fëmijërisë: “Vodha lekë

Reperi i njohur Stresi, ka qenë i ftuari i parë në emisionin “Glamour Zone”, i moderatores Ester Bylyku. Ndër të tjera, ai u pyet për gabimet e fëmijërisë, dhe pa u menduar gjatë, këngëtari tregoi një episode që ka ndodhur kur ai ishte në klasë të dytë, dhe vodhi lekë në shtëpi.

Ester Bylyku: "Cila ka qenë prapësia më e madhe që ke bërë kur ke qenë i vogël?"

Stresi: "Kam vjedh lekë ne shtëpi. Kam marr dy shokë me vete, jam nis për Korçë.  Kemi dash me ik në Greqi, por babi im ka qenë shumë i shkathët dhe erdhi më kapi në Bilisht."

Ester Bylyku: Po pastaj, të kapi babi?

Stresi: "Më kapi dhe më rrahu, nga Korça deri në Tiranë."

Shikoni videon 

EMISIONET