Reperi Stresi ka përgenjështruar lajmin e Bledi Manes se ka dhunuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një lidhje live në Instragram, Stresi e ka cilësuar një shpifje të qëllimshme të Bledi Manes për të dëmtuar imazhin e tij.

Ai i bëri thirrje Manes të heqë statusin urgjent ndryshe do të përballet në gjyq me të për prishje të reputacionit.

"Vetëm ne të krahut të djathtë nuk kemi të drejtë me fol, vetëm ju. Legena. Bledi Mane fshije atë postim se do të përballesh në gjyq me mua. Nuk di me gjujt me vezë, të kisha qenë aty do ta kisha rrah me shpulla kryekurvën e Tiranës dhe badigardat e tij.Përdori vetëm dorën, nuk di me gjuj vezë" u shpreh ai.

Por në fakt statusi i Bledi Manes ishte fshirë para se ai të dilte live në Instagram.

Edhe babai i Stresit, Sali Lushaj, në një reagim për Ora News mohoi që i biri të ketë goditur Veliajn.

"Stresi nuk e ka goditur Veliajn,nuk e di ku e ka gjetur Bledi Mane këtq lajm" është shprehur ai.

/Ora News.tv/