Stresi "harron" punët, Tirana humb derbin

Stresi "harron" punët, Tirana humb derbin

Reperi Stresi ka lënë pas të gjitha ‘punët’ e tij për të ndjekur derbin Tirana-Partizani në kryeqytet.

Ai është fotografuar në mes të tifozëve të Tiranës së bashku me babain e tij. I veshur me një kostum ngjyrë jeshile, Stresi duket se është tepër i vëmendshëm për lojën që po zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”.

Prezenca e tij në stadium nuk ka frymëzuar futbollistët e drejtuar nga Ze Maria, të cilët kanë dalë të mposhtur nga fusha, pasi goli i Esat Malës në minutën e 21-të i dha fitoren rivalëve të përjetshëm të bardhebluve, Partizanit.


Ndiqni të gjitha detajet nga ndeshja duke klikuar këtu: LIVE/ Vendos Mala, Partizani fiton pjesën e parë ndaj Tiranës (VIDEO)

EMISIONET