Strasburgu kërkon që Italia të ndryshojë dënimin e përjetshëm

Strasburgu kërkon që Italia të ndryshojë dënimin e

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i kërkon Italisë të reformojë ligjin mbi burgimin e përjetshëm që i ndalon të dënuarit të mos ketë benefite lehtësuese në rast se nuk bashkëpunon me drejtësinë.

Ky vendim është marrë në rastin konkret të mafiozit Marcello Viola, i cili i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut për të apeluar kundër dënimit të tij të përjetshëm marrë nga drejtësia italiane.

Marcello Viola është dënuar në vitet '90 për organizim mafioz, vrasje, grabitje e armëmbajtje pa leje. Ai ka refuzuar të bashkëpunoj me drejtësinë italiane e në bazë të ligjit i janë refuzuar dhe kërkesat e tij për dy lejedalje ditore nga burgu apo për liri të kushtëzuar.

Gjykata e Strasburgut në vendimin e sotëm shprehet se "mosbashkëpunimi me drejtësinë nuk nënkupton domosdoshmërish se i dënuari nuk është penduar nga gabimet e tij, se vazhdon të jetë bashkëpunëtor me grupet kriminale apo se përbënë një rrezik për shoqërinë."

Për Gjykatën e Strasburgut, mosbashkëpunimi me drejtësinë nga ana e një dënuari mund të jetë dhe për arsye të tjera si; frika për rrezikun e jetës së tij dhe të familjarëve. Gjithashtu gjykatësit evropianë të të drejtave të njeriut janë të bindur se bashkëpunimi me drejtësinë nuk do të thotë se i dënuar është penduar për fajet e tij e as se ka ndërprerë lidhjet me organizata kriminale.

Në rastin konkret të mafiozit Marcello Viola, Gjykata e Strasburgut nuk shprehet nëse ai duhet të përfitoj lirinë e kushtëzuar apo lejet ditore, por vetëm i kërkon Italisë të rishikoj ligjin mbi dënimin e përjetshëm.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është pritur negativisht nga qeveria italiane. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio shprehet se "kush punon me mafien duhet të paguaj".

Në faqen zyrtare në Facebook ai shkruan; "Sot Gjykata e Strasburgut na thotë se dënimi i përjetshëm shkel të drejtat e njeriut dhe se ne duhet ta riformojmë atë. Po bëjnë shaka? Nëse ecni  krah më krah me mafien, shkatërroni jetë familjesh e njerëz të pafajshëm, ju bëni burg sipas rregullave të caktuara, asnjë ulje dënimi e as liri e kushtëzuar. Paguaj dhe pikë. Ne ende vajtojmë heronjtë tanë, viktimat e duhet të mendojmë për mbrojtjen e të drejtave të autorëve të tyre?" shkruan Di Maio.

Gjithashtu dhe ministri i Drejtësisë Antonio Bonafede shprehet se "nuk pranon këtë vendim të Strasburgut dhe se Italia do të përgjigjet në selitë e caktuara për se është kundër ndryshimit të ligjit të dënimit të përjetshëm".

EMISIONET