Strakosha shkakton "trazira" tek Lazio, Marchetti pranë largimit

Strakosha shkakton "trazira" tek Lazio, Marchetti pranë largimit

Forma fantastike që po kalon Thomas Strakosha ka shkaktuar dhe pasojat e para tek skuadra e Lazios. Federico Marchetti që para dy vitesh ishte një titullar fiks në kryeqytetin italian thuhet se ka kaluar vizitat mjekësore me skuadrën e Genoas dhe shumë shpejt mund të vij dhe zyrtarizimi.

Sipas asaj që raporton gazetari italian i specializuar për merkaton e lojtarëve, Gianluca Di Marzio thekson se Marchetti ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Genoa, e cila përfshin mundësinë edhe për një sezon të tretë.

35-vjeçari nuk arriti të bëjë asnjë paraqitje të vetme për Lazion sezonin e kaluar, por është një legjendë në skuadrën e Lottito, pasi ka luajtur pothuajse 200 herë në Serie A dhe ka përfaqësuar Italinë në Kampionatin Botëror 2010.

EMISIONET