Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova të marrin shembull Marrëveshjen e

Sekretari i përgjithëm i NATO, Jens Stoltenberg gjatë në një konference të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, në Maqedoninë e Veriut është shprehur se Serbia dhe Kosova duhet të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës.

Kur Stoltenberg u pyet nga gazetarët se sa të sigurta janë vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në NATO, ai tha se NATO-ja është prezente në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në vend, po ashtu edhe të serbëve atje. 

Por, ai shtoi se Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike me Serbisë dhe se dialogu mes dy shteteve duhet të rifilloj sërish. 

“Kosova dhe Serbia duhet të marrin si shembull Marrëveshjen historike të Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por jo për të harruar të shkuarën por për të shkuar përpara ashtu siç po shkon Maqedonia e Veriut dhe le të ngelet ky shembull si një model për vendet e tjera për të ecur përpara- theksoi Stoltenberg. /Alsat M/


EMISIONET