Statistika/ Thellohet dhimbja te Juventus, Lazio prish "lumturinë" e Ronaldos

Statistika/ Thellohet dhimbja te Juventus, Lazio prish

Superkupa italiane e fituar nga Lazio në Rijad të Abu Dhabit ishte historik për Cristiano Ronaldon.

Portugezi luajti finalen e 13 në 5 vitet e fundit, por këtë herë kishte sens negativ. Sulmuesi ka humbur finalen e parë pas 12 fitoreve radhazi, askush më parë si ai.

Nga viti 2014, Ronaldos nuk i ka munguar suksesi në testin e fundit në 3 finale të UEFA Champions League, 3 Botërore të Klubeve, 2 Superkupa Europiane dhe 1 Superkupë Spanjolle me Realin e Madridit.

Gjithashtu, me Juventusin, fitoi Superkupën e Italisë 2018, si dhe Europianin e Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Ndërkohë, ky takim e kurorëzoi Paulo Dybalën si golashënuesin më të mirë në historinë e Superkupës Italiane me 4 gola, duke lënë pas emra si Del Piero, Eto'o, Shevchenko dhe Tevez me tre rrjeta personale.


EMISIONET