Statistika e dekadës në Europë/ Messi nuk njeh rival, befason Payet

Statistika e dekadës në Europë/ Messi nuk njeh rival, befason

Lionel Messi e mbyll këtë dekadë me shifra të frikshme duke lënë pas Cristiano Ronaldo në çdo aspekt sportiv.

Kompania britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, Opta, ka bërë një përmbledhje të golashënuesve, asistuesve dhe futbollistëve më kreativ të 10 vjetëve të fundit në pesë ligat kryesore evropiane; Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligë 1.

Messi është golashënuesi më i mirë i dekadës me 369 gola, duke lënë prapa yllin e Juventusit, Ronaldon me 335. Argjentinasi e mbyll dekadën me 34 gola më shumë se rivali i tij portugez. I treti në listë është Edinson Cavani i PSG-së me 223 gola. Robert Leëandoëski i katërti me 221 dhe Luis Suarez i pesti më 210. Messi është po ashtu asistuesi më i mirë i kësaj dekade,. Ylli i Barçës ka asistuar 136 herë në dhjetë vjetët e fundit. Pas tij renditen Angel Di Maria me 108 asiste dhe Mesut Ozil me 106 asiste.

Ronaldo është i pesti në listën e asistuesve më të mirë të dekadës, me 98 asiste, prapa Thomas Muller që i ka 103 asiste në vendin e katërt. Ndërkohë, lojtari më kreativ i dekadës është mesfushori i Marseille Dimitri Payer, me 974 paraqitje kreative. I dyti është Mesut Ozil me 916 paraqitje kreative, ndërsa i treti Eden Hazard me 830.

Messi, është vetëm i pesti, me 789 paraqitje kreative. Ai ngel prapa David Silva që ka 812 paraqitje kreative në vendin e katërt. Ronaldo nuk është në top 10 lojtarët më kreativë të kësaj dekade.

EMISIONET