Starova: Nuk ishte ndeshje e lehtë, përdorëm Realin e Madridit si shembull

Starova: Nuk ishte ndeshje e lehtë, përdorëm Realin e Madridit si

Partizani mori një fitore tenistike kundër Lushnjës, duke u kthyer kështu tek fitorja, pas tre takimesh thatësirë. Goleada e ka kënaqur jashtë mase trajnerin e të kuqve, Sulejman Starova që për "SuperSport" është shprehur:

"Do thosha se dukej si ndeshje e lehtë, por nuk ishte e tillë. Kishim një mobilizim maksimal. U përdor skuadra e Realit si mobilizim gjatë javës. Lushnja para një jave luajti në Vlorë dhe golin e dytë e pësoi në shtesa. Lushnja po vazhdon të luajë drejt. Ne nuk bëmë vetëm golat sot, është vazhdim i lojës së mirë. Kemi zotërim të mirë të topit, kombinacione. Ne krijuam disa raste për shënim, dhe gjithashtu edhe Lushnja pati rastin e vet.

"Dje thashë në konferencë që skuadra që drejtoj, që nga janari, ka bërë një ndeshje më të mirë se tjetrën. Nuk kam çfarë i them në drejtim të shpirtit të lojës. Kemi vuajtur kur shikojmë klasifikimin, sepse e kemi të trashëguar, por kjo na kënaq për momentin.

"Unë them që jo gjithmonë goalvarazhi tregon realititen. Golat e shpërndarë në të gjitha ndeshjet më pëlqejnë më shumë. As 5 golat e pësuar në Gjirokastër, nuk tregojnë mbrojtjen më të dobët.

"Kemi humbur 2 shanse. I kemi llogaritur të gjitha, sepse e shohim gjendjen aktuale të kampionatit. Kemi humbur 2 shanse, dhe jo vetëm prej fajit tonë, por edhe prej faktorëve të jashtëm. Mungesa e tifozerisë, por edhe gabimi njerëzor i Metës në Korçë, kemi humbur këto 2 shanse.

"Nuk kam çfarë shtoj asgjë, i thatë të gjithë.

"Për Bardhin dhe Prognit, them që nuk janë ndarë ndonjëherë nga njëri-tjetri, që në janar kur e kam marrë unë situatën. Edhe lojtarët e tjerë kanë luajtur mirë, edhe pse nuk jemi ende të kënaqur në maksimum.

EMISIONET