Një spital në Gjermani ka ndaluar të pranojë pothuajse të gjithë pacientët e rinj

Një spital në qytetin verior gjerman të Wolfsburgut ka ndaluar pranimin e pothuajse të gjithë pacientëve të rinj sepse disa anëtarë të stafit kanë testuar pozitivë për koronavirusin, sipas një zëdhënësi të spitalit.

Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet - përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes - sipas një deklarate nga spitali, Klinikum Ëolfsburg.

Të gjithë pacientët e tjerë do të drejtohen drejt spitaleve të tjerë në rajon.

Vizitorët po kufizohen gjithashtu. Vetëm nënat që lindin mund të kenë një vizitor me vete për mbështetje, thuhet në deklaratën e spitalit.

Gjermania aktualisht ka më shumë se 62.400 raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

/Ora News.tv/