Pavarësisht investimit të FSHF për ndërtimin e impiantit të ri "Ai Albania Stadium" ajo ka ende shumë problematika.

Një e tillë është fusha, bari që është vënë re në shumë ndeshje ku ka patur shkëputje dhe janë krijuar gropa.

Gazetari Bashkim Tufa  i ftuar në Ora Sport në RTV Ora ka ironizuar këtë fushë duke e quajtur fushë patatesh.

Daja: Stadiumi ishte i mrekullueshëm por fusha ishte një problematikë që nuk ishte hasur më parë. Duhen mënyra të tjera për ta mirëmbajtur. Duhet të ketë një ndriçim më të madh që bari të rritet më mirë dhe fusha të jetë më e butë. Stadiumi i Elbasanit dhe e Shkodrës janë më mirë.

Tufa: Fusha është stonaturë karshi luksit të stadiumit. Aty ku luan Skënderbeu është më e mirë se sa Air Albania. Kjo është një fushë patatesh. A ka agronom që merret me këtë stadium. Ngo nuk shënon, me atë të staturë të gjatë e plugoi fushën. Me një goditje ai nxorri një copë të madhe të tokës. Unë nuk pretendoj që të ketë një stadium si në Japoni.  

/Ora News.tv/