Spitali i Bulqizës asnjë kusht, fëmijët ngrohen me rezistencë

Spitali i Bulqizës asnjë kusht, fëmijët ngrohen me

Batanijet dhe kjo rezistencë e sjellë nga familjarët janë mënyra e vetme për këta fëmijë që t'i bëjnë ballë të ftohtit teksa marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Bulqizës.

Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur deri në -10 gradë celcius kaldajat e spitalit nuk punojnë në asnjë repart.

Ndaj rezistencat dhe kaloriferët i gjen si zgjidhje në çdo dhomë.

Menaxhimi i mbetjeve spitalore duket se është një tjetër problem. Këto pamje janë regjistruar brenda ambienteve të spitalit dhe tregojnë mbetje të rrezikshme të grumbulluara në një cep të korridorit.

Godina është e rregullt, por gjithçka brenda saj çdo gjë është e amortizuar, si këto komedina që mbahen në këmbë me pllaka guri.

Por mungesa e mjekëve specialistë është problemi më i madh i spitalit ku pak ditë më parë një 31 vjeçare shtatzanë humbi tre fëmijët, rast që të paktën duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për institicionet që duhet të marrin masa urgjente për ta ndryshuar këtë gjendje.

EMISIONET