Spiropali pyetet për "Luanin e Venecias": Nuk komentoj zoologjinë, vetëm ligjshmërinë

Spiropali pyetet për "Luanin e Venecias": Nuk komentoj

Komisioni i Venecias sipas Elisa Spiropalit ka analizuar në detaje shkeljet e Presidentit të Republikës lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin tha nga Korça se qeveria është e vendosur për të mbrojtur kushtetutën.

Spiropali: Procesi ligjor ka nisur, Komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar. Ne jemi të vendosur që si mazhorancë dhe si parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend.

Lidhur me deklaratën e Presidentit se luani i Venecias nuk i trembet Komisionit Spiropali bëri këtë koment.

Spiropali: Ne nuk mund të bëjmë komente mbi zoologjinë këtu, por jemi për të bërë komente mbi ligjshmërinë.

Në një intervistë për televizionin Ora, Presidenti Ilir Meta përsëriti të shtunën se ai do të mbajë postin e kreut të shtetit deri në fund të mandatit të përcaktuar në kushtetutë.

EMISIONET