Pasi presidenti shpalli 13 tetorin si datë zgjedhjesh, reagoi Elisa Spiropali.

Ministrja  për Marrëdhëniet me Parlamentin i drejtoi një pyetje Metës duke e pyetur se kush do t'i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

Elisa Spiropali: "Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!"

Mesditën e së enjtes, Presidenti Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.

Vendimi i Metës erdhi pas takimeve me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e vendeve të BE-së. 

Vetëm kryeministri Rama e refuzoi takimin.

Lexoni për më shumë: Meta cakton daten e re te zgjedhjeve vendore 13 Tetori



/Ora News.tv/