Spektakël në "San Paolo", Roma i jep leksion Napolit

Spektakël në "San Paolo", Roma i jep leksion Napolit

Ka rezultuar spektakolare supërsfida e kësaj jave në Seria A, mes Napolit dhe Romës. Verdhekuqtë mposhtën thellë 4-1 napoletanët, duke rihapur kështu kampionatin.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, me Lorenso Insigne që zhbllokoj takimin që në minutën e 6-të. Reagimi i të besuarve të Di Francesko nuk vonoj, me Under që shënoj pas 60 sekondash lojë.

Barazimi i bëri mirë Romës, pasi Edin Dzeko shënoj dhe dy herë të tjera, në minutat 26-të dhe 73. "Kapakun" ja vendosi Diego Perroti, që shënoj dhe të katërtin për Romën, ndërsa goli i Mertens në fundin e takimit shërbeu vetëm për statistikë.

Përfundimisht 4-2 dhe Roma ngjitet e 3-a me 53 pikë, ndërsa Napoli mbetet në krye, por me një takim më shumë se Juventusi që ndjek me 1 pikë më pak se kryeqytetasit.

EMISIONET