Spanja ndryshon qëndrim, nuk do ta bojkotojë samitin e Zagrebit për shkak të Kosovës

Spanja ndryshon qëndrim, nuk do ta bojkotojë samitin e Zagrebit

Përfaqësimi i përhershëm i Spanjës në BE, konfirmoi të premten se Spanja do të jetë në samitin e Zagrebit, pasi disa media pohuan se Madridi kishte kërcënuar të bojkotonte samitin prej pranisë së Kosovës, raportoi Ballkani Perëndimor Evropian.

"Në varësi të konfigurimit të samitit, Spanja do të jetë e pranishme nga një nivel përfaqësimi ose një tjetër," tha ajo. Spanja dhe katër vendet e tjera të BE nuk e njohin Kosovën si shtet.

Në Samitin e vitit 2018 BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Sofje, Spanja këmbënguli që pjesëmarrja e Kosovës në  këtë Samit ishte e papranueshme.

Kryeministri spanjoll në atë kohë Mariano Rajoy shkoi në Samitin në Sofje, por nuk do të merrte pjesë pasi ai refuzoi të ulet në të njëjtën tryezë me presidentin e Kosovës.

EMISIONET