Duket se karriera e Mauro Icardit te Inter është futur në ditët e fundit.

Argjentinasi ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, duke treguar shpesh edhe dëshirën e tij për të mos veshur më fanellën zikaltër. Një gjë e tillë është përforcuar edhe më shumë nga agjentja e tij, Ëanda Nara, e cila ka pohuar shpesh se largimi i Icardit nga Interi është objektivi kryesor i dyshes.

Situatë që ka shtuar zjarrin në shtëpinë zikaltër, gjë që ka ngjallur reagimin edhe të trajnerit, Luciano Spalletti. Italiani ka përdorur një shprehje të  John F Kennedy për t'iu përgjigjur këtij rasti. Reagimi në fakt erdhi nga statusi i kapitenit të Interit në ndeshjen e Kupës kundër Beneventos.

"Nëse është një minutë, gjysmë, një lojë ose 10, është gjithmonë e mrekullueshme të luash për këtë ekip dhe me këta djem! Forza Inter ".-shkruan mbrojtësi Andrea Ranocchia.

Ndërkohë që Spallettit shtoi:

"Ky është mesazhi i dikujt që kërkon vazhdimisht çfarë mund të bëjë për Interin, jo atë që Inter mund të bëjë për të".

Mesazh mjaft i fortë, që tregon edhe njëherë klimën aspak pozitive te zikaltërit.

/Ora News.tv/